Tragjedi në Elbasan, vdesin në aksident 4 persona

Në aksidentin tragjik të Elbasanit, pas përplasjes së tre makinave raportohet se kanë humbur jetën 4 persona. Sakaq dy pasagjerë janë të plagosur.

Njoftimi i policise:

Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Papër, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(lajmi ne perditesim)

loading…