Tragjedi e re në Kroaci, së paku 8 të vdekur

Ende pa u shëruar nga plagët e tërmetit, Kroacia është përballur sot më një tragjedi të re. Një shpërthim i gazit ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Posusje të Kroacisë.

Nga ky shpërthim raportohet se kanë mbetur të vdekur së paku 8 persona. Mësohet se të gjithë viktimat janë të moshës rinore.

Të rinjtë ishin mbledhur për të pritur Vitin e Ri ku dyshohet se një gjenerator ka patur kontakt me një bombolë gazi duke shpërthyer fuqishëm.