Trafiku Urban kërkon personin që i kanë humbur 50 euro

Trafiku Urban në Prishtinë ka ftuar personin që i ka humbur një kartëmonedhë në vlerë 50 euro, që të lajmërohet në zyret e administratës për ta marrë.

Trafiku nëpërmjet një njoftimit thotë se në njërin nga autobusët e linjës një është gjetur një kartëmonedhë me vlerë 50 euro.

“Personit të cilit i kanë humbur këto mjete, të lajmërohet në zyret e administratës, i cili pastaj do të identifikohet nga video incizimet e kamerave të autobusit”, thuhet ne njoftim.

loading…