Trafikoi vajzën me të meta mendore, një muaj paraburgim të dyshuarit në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit me inicialet V. A.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual një vajzë me të meta psikike, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

“Fillimisht duke e josh për lidhje dashurie me premtimin për martesë dhe pastaj të njëjtën e ka shfrytëzuar duke i siguruar klientë për shërbime seksuale në këmbim të pagesës”, thuhet në komunikatën për media.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penal”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit