Trafik droge dhe armë, goditet banda shqiptare në Itali

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia italiane e Bergamos ka ekzekutuar operacionin e koduar “Snowfall” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë.

Në bashkëpunim me shtetas italianë ata trafikonin drogë të tipit kokainë, heroinë e hashash në territorin e provincës së Bergamos.

Hetimet e operacionit kanë zbardhur se me trafikantët shqiptarë vepronte dhe një grup trafikantësh nga Afrika e Veriut, kryesisht marokenë që furnizonin me drogë konsumatorë të etnive të ndryshme.

Gjatë operacionit janë sekuestruar disa armë zjarri, përcjell Ora News.
Të arrestuarit akuzohen për trafik droge të tipeve të ndryshme e armëmbajtje ilegale armësh zjarri.