Popuj të ndryshëm në mbarë botën kanë zakone dhe rituale të caktuara. Disa prej tyre janë shumë të çuditshme dhe madje të pakuptimta. Më poshtë po i paraqesim disa prej tyre.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Famadihaha – Vallëzimi me kufomë

Kjo është një traditë e fisit Malagasy në Madagaskar të Afrikës. Njerëzit vallëzojnë me trupin e të vdekurit dhe tradita njihet me emrin Famadihana. Këta njerëz i nxjerrin nga varret të vdekurit dhe i kufomat i mbështjellin me material të ri. Ata vallëzojnë me kufomën rreth varrit. Kjo traditë praktikohet një herë në shtat vjet.

Rrahja e vetes me zinxhirë

I ashtuquajturi vajtimi i Muharremit është ceremoni vjetore e shënimit të vdkejes së nipit të profetit Muhamed, Hysenit. Ai ishte vrarë bashkë me 72 luftëtarë të tjerë në Betejën e Qerbelasë. Disa sekte e shënojnë këtë ngjarje duke e përkujtuar sakrificën e luftëtarëve përmes goditjes së vetes me zinxhirë.

Ushqyerja e të vdekurve

Disa banorë të Romës besojnë se të vdekurit mund të ushqehen edhe në varr. Për t’u bindur se ata vërtet besojnë në një gjë të tillë, ja një hollësi: varret kanë gypa përmes të cilëve i afërmi i të vdekurit mund të lëshojë mjaltë, verë apo ushqim në varr.

Prerja e gishtave kur vdes dikush

Kjo është traditë e fisit Dani në Indonezi. Kur një anëtar i familjes vdes, gratë e fisit duhet të përjetojnë dhimbje fizike, përpos vuajtjes emocionale. Për ta arritur këtë, ato duhet të presin pjesë të gishtave të dorës. Ata besojnë se ky veprim i kënaq, siç thonë, “fantazmat stërgjyshore”. Është e çuditshme pse veprojnë kështu dhe edhe më e çuditshme pse këtë e bëjnë vetëm gratë. Për fat të mirë, kjo traditë kohëve të fundit zbatohet rrallë.

Ngrënia e placentës së foshnjës nga nëna

Në disa shtete, nënat e hanë placentës e foshnjës që e kanë lindur me qëllim që të ushqehen me lëndët ushqyese që ka kjo pjesë. Kjo traditë zbatohet në Kinë, Xhamajkë dhe në disa pjesë të Indisë.

Zgjatja e qafës në mënyrë artificiale

Për fisin Karen të Tajlandës, qafa e gjatë e gruas është simbol i bukurisë dhe elegancës. Për ta arritur këtë, gratë e këtij fisi vendosin shumë qafore njëra mbi tjetrën për ta mbuluar tërë qafën. Numri i qaforeve shtohet me kalimin e moshës.