Trajnerët kosovarë

Tovërlani godet keq Bylbyl Sokolin: Edhe çka kujtuat qe e lë dikë me plagjiaturë me ma marrë Kupën a?

Rivaliteti mes trajnerit më të trofeshëm në vend Afrim Tovërlanit dhe Bylbyl Sokolit duket se po kalon çdo limit.

Pas një debati të ashpër që kishin kohë më parë në stadiumin e televizionit Dukagjini, ku Tovërlani dhe Sokoli akuzuan njëri tjetrin për të kaluarën, “Toki” vazhdon të ketë një inat më të, derisa sot ka bërë një akuzë edhe më të madhe.

Në një postim në Facebook të “Duelit Sportiv” i cili kujtonte kohën e finales së Kupës së Kosovës ku ndesheshin Prishtina dhe Ferizaj, Tovërlani ka lënë një koment epik.

Prishtina e cila në atë kohë udhëhiqej nga Tovërlani e kishte mposhtur Ferizajn që udhëhiqej nga Bylbyl Sokoli, derisa Tovërlani ka komentuar.

“Edhe qka kujtut qe e lo dikon me plagjiatur me ma marr cupen a ????????????O sa kena festu ate nat????”, ka shkruar Tovërlani. /Ballkani.info