Totti ishte nën përkujdesje mjekësore për 15 ditë

Kapiteni i pensionuar i Romës, Francesco Totti, ka thënë se ai ka vuajtur shumë nga pneumonia. Totti ishte i prekur me Covid-19.

Totti shkroi në Instagram se është shëruar pas 15 ditëve shumë të gjata dhe që kishte përkujdesje mjekësore në shtëpi.

44-vjeçari Totti ka thënë se ai kishte humbur fuqinë.

Nga ky virus muaj më parë, Tottit i kishte vdekur edhe një anëtar i ngushtë i familjes, babai.

Babai i Tottit vdiq në muajin e kaluar nga koronavirusi në moshën 76-vjeçare.