Tottenhami ndalet në barazim

Tottenhami nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballje kundër Rennesit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e luajtur të enjten i takoi Grupit G të Ligës së Konferencës.

Loic Bade i Rennesit me autogol në minutën e 11-të i dha epërsinë Tottenhamit, ndërsa barazoi rezultatin në 1:1 me golin e shënuar nga Flavien Tait. Madje, skuadra franceze kaloi në epërsi në minutën e 72-të me golin e Gaetan Laborde, por katër minuta më vonë anglezët barazuan rezultatin. Pierre-Emile Hojbjerg shënoi për Tottenhamin.