Tottenhami e sheh talentin e Barcelonës si zëvendësues të Eriksenit

Carles Alena mund të transferohet në Premier League.

Mesfushori i Barcelonës është pranë kalimit te Tottenhami, që e sheh si pasuesin ideal të Eriksenit, i cili do të largohet, pasi kontrata e tij skadon në përfundim të këtij sezoni.

21-vjeçari ndiqej me interes edhe nga Milani e Napoli, ndërkohë që, sipas asaj që shkruajnë mediet spanjolle, lojtari katalan ka një marrëveshje me Tottenhami dhe në qershor pritet t’i bashkohet skuadrës londineze.

Carles Alena është është produkt i “La Massia”, pasi ai ka kaluar në të gjitha ekipet zinxhir të Barcelonës, derisa në vitin 2018 ai bëri debutimin me ekipin e parë.

loading…