Brazimi më Barçën

Tottenhami e lë Interin jashtë Ligës së Kampionëve

Tottenham Hotspur ka siguruar një barazim të artë me Barcelonën në Camp Nou për ta vazhduar sezonin në Ligën e Kampionëve ndërsa Interi me barazimin zhgënjyes me PSV-në është përshëndetur nga gara evropiane, për të vazhduar aventurën në Ligën e Europës.

Barça kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Ousmane Dembele pas aksionit solo të francezit. Londinezët pesë minuta para fundit të takimit shënuan golin e barazimit përmes Lucas Mouras, duke i dhënë biletën Tottenhamit për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër, Interi po pësonte humbje deri në minutën e 73 kur Mauro Icardi shënoi për barazimin që nuk ishte i mjaftueshëm për të mbetur në Ligën e Kampionëve.