Pas Arsenalit, edhe Tottenhami e ka nisur me fitore vitin 2019, gjersa ka triumfuar bindshëm 0-3 në udhëtim te Cardiff City.
“Gjelat” e Londrës dhanë sinjale të menjëhershme se nuk do të gabojnë sërish pas disfatës së fundjavës kundër Wolves, teksa Harry Kane kaloi në avantazh skuadrën e Pochettinos kur po zhvillohej minuta e tretë.
Dyfishimi i rezulatit erdhi nga mesfushori danez, Christian Eriksen, i cili shfrytëzoi pasimin e Son.
Sulmuesi koreano jugor, pas petkut të njeriut asist, kësaj rradhe shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve duke i siguruar Tottenhamit 3 pikët me 3 gola të realizuar.
Pas këtij suksesi, Tottenhami ndodhet në vendin e dytë në Premier Leauge me 48 pikë, 1 më shumë se Manchester City që ndeshjen e kësja xhiroje e zhvillon të enjtën në “Etihad” përballë Liverpoolit.







