Tottenham është duke kërkuar një alternativë në mungesë të Harry Kane, sezonin tjetër, duke qenë se sa herë ka ndonjë dëmtim “bisha” e sulmit të londinezëve, alternativat janë të varfëra. Kështu, emri i ri në skenë quhet Patrick Cutrone, sulmuesi i Milanit.

Te kuqezinjtë, Cutrone nuk po gjen hapësira, fillimisht pas ardhjes së Higuain, më pas me Piatek. Kështu, Tottenham ka gati një ofertë prej 35 mln euro, sipas “Daily Express” për sulmuesin e ri italian.