Totaj: Haskuka është dashur ta shkarkojë Drejtorin e Shëndetësisë pasi dështoi me menaxhimin me koronavirus

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka vlerësuar se kryetari I kësaj komune, Mytaher Haskuka, është dashur ta shkarkonte nga detyra e Drejtorit të Shëndetësisë, Visar Shehun.

Sipas tij, Shehu ka keqmenaxhuar me situatën e luftimit me koronavirusin në këtë komunë.

“Por, në vend të ndëshkimit, Haskuka e ka avancuar atë, duke e emëruar nënkryetar të Komunës së Prizrenit. Kjo dëshmon se shpresa e vetme e Haskukës është një Visar Shehu, të cilin e përdor si “xhoker” për plotësimin e zbrazësive të krijuara, në “axhami” qeverisjen komunale tashmë të degraduar”, është shprehur Totaj.

“Faturën e tërë kësaj po e paguajnë qytetarët. Ja ndryshimi i premtuar i Vetëvendosjes në Prizren!”, ka thënë tutje ai.