Torturat në burgjet ruse, i burgosuri prihet në fyt, shteti e quan vetëvrasje

Dy të burgosur vdiqën në IK-2 në Angarsk. FSIN e quajti vdekjen e njërit prej tyre një vetëvrasje; Aktivistët e të drejtave të njeriut raportuan se i ishte prerë fyti Një i burgosur në Rusi kreu vetëvrasje në një burg të sigurisë maksimale në qytetin Angarsk në rajonin e Irkutsk të Rusisë.

Mediat raportuan vetëvrasjen duke iu referuar shërbimit për shtyp të departamentit të burgjeve në Rusi.

“Më 6 janar i akuzuari është gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë mbërritur punëtorët mjekësorë, masat e reanimacionit nuk kanë dhënë rezultat, është konstatuar vdekja e të dënuarit. Shkaku paraprak i vdekjes është vetëvrasja”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas të projektit Gulagu.net për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i burgosuri nuk ka kryer vetëvrasje por është vrarë, pasi atij iu gjeten shenja të prerjes në fyt. Rusia është njëri nga vendet ku të burgosurit torturohen dhe shpesh herë kryejnë vetëvrasje nga torturat, por edhe vdesin nga plagët e marra.

Skandalin torturave nëpër burgje e ka publikuar organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Gulagu.net” ku shpërfaq dështimin e shtetit rus për t’i mbrojtur të burgosurit nga tortura. Organizata botërorë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty Internaional, shpesh herë ka shfaqur shqetësimin për trajtimin çnjerëzor të të burgosurve në Rusi.

Aktivistët e të drejtave të njeriut argumentuan se të burgosurit në Rusi ankoheshin për tortura. “Në raste formale, të burgosurit poshtërohen, zhvishen lakuriq, rrihen, prangosen, tërhiqen zvarrë nëpër dysheme. Vetëm në shtator, dy të dënuar vdiqën në burg koloni”, tha Gulagu.net. /Ballkani.info/