Tortë Havana

Përbërsit:
1 l qumësht
450 gr sheqer
500 ml ajkë e ëmbël
30 gr xhelatinë granulë
200 gr lajthi të pjekura
200 gr “napolitanka” me lajthi

Përgatitja:
Në një tenxhere vendosini 200 gr sheqer dhe shkrijini në temperaturë të ulët. Kujdesuni që të mos digjet.

Xhelatinën aktivizojeni me 10 lugë qumësht.

Pjesën e mbetur të qumështit bashkojeni me sheqerin e mbetur dhe vendoseni të ziejë.

Pasi të ketë marrë valë, largojeni nga zjarri.

Tek xhelatina e aktivizuar shtoni pak qumësht të vluar e më pas xhelatinën hidheni tek qumështi i vluar.

Më pas këtë masë miksojeni me mikser derisa të homogjenizohet e lëreni të ftohet në temperaturë dhome (më pas mund ta vendosni në frigorifer edhe për një orë).

Masa duhet të jetë më e trashë se jogurti. Në një enë të posacme rraheni ajkën e ëmbël e më pas bashkojeni masën me xhelatinë.

Sheqerin e ftohur troshiteni , shtojani lajthitë dhe napolitankat e më pas të gjitha këto bluajini trashë me blender.

Tavën me diametër 28 cm mbulojeni me folie e aty shtroni gjysmën e masës së bluar, sipër saj shtroni cerekun e mbushjes me qumësht e sipër shtroni sërish pjesën e bluar. Vazhdoni kështu deri në shpenzimin e të gjithë materialit.

Të mbuluar, lëreni në frigorifer gjatë gjithë natës. Të nesërmen kthejeni në anën e kundërt dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë.

loading…