Ole Gunnar Solskjaer paralajmëroi se do të ketë një merkato të rëndësishme në verë me lojtarë që mund të bëjnë diferencën.
Christian Eriksen është një i tillë.
Mesfushori danez është shndërruar në objektivin kryesor për mesfushën e “Djajve të Kuq”, por konkurrenca nuk është e lehtë.
Janë Real Madridi, Barcelona dhe Interi, të interesuar për 27-vjeçarin, i cili ka kontratë edhe për një sezon, ndaj edhe Tottenhami është i detyruar të dëgjojë ofertat për lojtarin.







