Ish-kryeministri Tony Blair në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Osmani, tha se është i nderuar që ndodhet në Kosovë dhe shtoi se mezi pret që ta shohë vendin tonë në ‘familjen e kombeve’.

“Është emocion i madh për mua të jem sërish në Kosovë. Dua të falënderoj popullin e Kosovës për përcaktimin e tyre 25 vite më parë dhe për vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shohin të mirën, çlirimin e para 25 viteve. Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e bindur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje dhe ashtu jam i bindur edhe sot që duhet të rrimë krah Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jet ënë linjë me meritat e njerëzve të saj”, tha Blair.

“Këtu po ndodhin shumë gjëra, pres me padurim ta shoh ditën kur Kosova si komb i pavarur dhe Sovran zë vendin e duhur në familjen e kombeve. Së shpejti do ti adresohem deputetëve të Kuvendit por dua të shpreh falënnderimin ndaj njerëzve të Kosovës. Faleminderit shumë”, tha ai.