Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka publikuar sot kallëzimin penal ndaj ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK, Sylë Hoxha.
Ashtu siç kishte njoftuar paraprakisht, Gashi thotë se kallëzimi penal ndaj Sylë Hoxhës ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar, kryeprokuror dhe prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Sipas Gashit, kryeprokurori dhe prokurori Sylë Hoxha nuk ndërmori asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vrasësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vrasje dhe ata që e fshehen vrasjen e Astritit për më tepër se 4 vite.
Postimi i plotë:







