Tomë Gashi të Shtëpia e verdhë, çka po paralajmëron avokati i njohur?

Avokati Tomë Gashi, ka postuar disa fotografi nga vendin i famshëm që u bë nga raporti i Dick Martit, ‘Shtëpia e Verdhë’, me këtë ai po paralajmëron diçka.

Gashi në përshkrimin e postimit të tij në Facebook, ka shkruar se Shtëpia e Katuçit nuk është e verdhë por e fisme, në mbrojte të vlerave kombëtare.

Tutje ka shtuar në mbrojtje të UÇK-së, kundër Gjykatës Speciale dhe në fund ka thumbuar prokurorët e Kosovës.

“Shtëpia e Katuçit nuk është e verdhë, por e fisme. Në mbrojtje të vlerave kombëtare. Në mbrojtje të UÇK-së. Kundër Gjykatës Speciale”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në Hagë gjenden në paraburgim, eprorët më të lartë të UCK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Të gjithë këta po akuzonen se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë dhe se të 4 kanë aktakuzë të njëjtë.

Katër eprorët kanë kërkuar që të mbrohen në liri por kjo gjë i është mohuar.

Ekipet mbrojtëse të Thaçit e të tjerëve, kanë kërkuar që gjyqi kundër ish komadantëve të UCK-së të mos fillojë para 2022-ës.Image

Image