Tomë Gashi: Nuk ka pasur rrahje, Nushi më përmendi familjen në debat edhe unë ia përmenda

Avokati Tomë Gashi mohon se ka ndodhur rrahje mes tij dhe anëtarit të PSD’së, Nol Nushi në një emision në RTK. Gjithsesi, ai e pranon se debati ishte i nxehtë dhe akuzon Nushin se disa herë doli jashtë kornizave të debatit duke i përmendur famlijen.

‘’Unë mendoj që asgjë nuk ka ndodhur që pasi kemi vazhduar me disa minuta debat me stilin e njëjtë të vrazhdë. Nuk dua të intepretoj askënd që pretendon se ka pasur rrahje, por dua të them vetëm se ka pasur debat të nxehtë’’, thotë Gashi në Dukagjin.

Ai komenton edhe deklaratën e Nushit më herët i cili tha se kishte hedhur ujë në drejtim të gashit.

‘’Nol Nushi ka mund të më gjuaj me ujë por unë nuk e konsideroj asgjë të rëndë pasi në atë mënyrë shkoi debati’’, thotë ai.

‘’Nuk ka ndodhur ajo që po thojnë. Kurrëfarë rrahje dhe nuk ka pasur asgjë që ja vlen të përmendet’’

‘’Ato që kam përmend unë gjitchka është në televizion dhe incizuar. Ai filloi të më përmendte familjen dhe djalin tim duke thënë se Albini nuk fitoi vota sa duhet për tu bërë deptuet. Unë ja ktheva njëjtë dhe nuk ka pasur asgjë të preket. Debati për fitim të votave të djalit tim nuk ka pasur nevojë të ndodhë. Gjithcka është e incizuar dhe nuk besoj që mund të keqpërdoret. Emisioni ka qenë live dhe nuk besoj që do të ketë ndërhyrje. Nuk ka pasur rrahje dhe besoj që kush aludon në këso gjëra të tilla dëshiron të krijojë debat të panevojshëm.’’, ëprfundon Gashi.