Tomë Gashi: Familja Dehari nesër merr raportin mbi vdekjen e Astrit Deharit

Avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi ka bërë të ditur se nesër do të marrin raportin e Instituti zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit.

Gashi përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se raportin do ta marrin në Prokurorinë Themelore në Prizren së bashku me prindërit e Astrit Deharit.

“Nesër më 24 .10.19 në ora 10:00. Në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë ligjore. Unë do të jem aty së bashku me prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, gjatës javës së kaluar Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit, i cili është kryer në Zvicër.

Prokurori, Admir Shala përmes një konference për media ka thënë se raporti nuk është hapur dhe se pasi të përkthehet në gjuhen shqipe, do të informohet opinioni për përmbajtjen e tij.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte refuzuar t’ia dhurojë familjes raportin e ekspertizës të Institutit Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër në origjinal, në gjuhën në të cilën është përpiluar.

loading…