Tomë Gashi e shanë analistin Ilir Mirena

Analisti politik, Ilir Mirena, ka publikuar një nga lajmet ku thuhej se Sekretare Mike Pompeo dhe Ambasadori Richard Grenell, kanë refuzuar të takojnë sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në fotografinë e publikuar në Facebook, Mirena ka përdorur fjalët sarkastike, duke thënë se fjalimi i Kryeministrit Kurti në Mynih ishte shumë i mirë, gjë që po t’a dëgjonin sekretari Pompeo dhe ambasadori Grenell, do të ndërronin mendje sa i përket këtij takimi.

“Shume e ka pas fjalimin e mire Kryeministri Kurti ne Mynih. Dergojani dikush videon e fjalimit te tij Pompeos dhe Grenellit se ndoshta s’jane ne dijeni, edhe nderrojn mendje e takojne”, ka shkruar Mirena, transmeton Gazeta Metro.

E këtij postimi të analistit në Facebook, nuk la pa i komentuar edhe avokati i njohur Tomë Gashi, i cili zgjodhi që në gjuhën angleze t’a shante analistin, duke i thënë “F.U”.

Kujtojmë që gjatë mbrëmjes së djeshme avokati Gashi është bërë lajm i medieve kosovare, pas publikimit të një videoje, ku është parë duke shqelmuar paratë e një lypsari në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, gjest ky i cili ngjalli shumë reagime.