Tollovi në aeroport për shkak të shtyrjes së një fluturimi, flasin nga Aeroporti “Adem Jashari”

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është krijuar tollovi. E gjithë kjo për shkak të shtyrjes së një fluturimi për Helsinki.

Zëdhënësja e Aeroportit Adem Jashari, Valentina Gara ka thënë për Express se ka vonesa zinxhir të fluturimeve për shkak se një fluturim ka shkaktuar vonesën e fluturimeve të radhës.

Tutje, Gara lut udhëtarët që për çdo detaj t’i drejtohen kompanisë ajrore për çfarëdo çështje.

Më poshtë gjeni prononcimin e plotë të Garës.

“Asnjë nga këto fluturime nuk ka vonesë për shkak të ANP “Adem Jashari. Këto vonesa janë shkaktuar në mënyrë zinxhirore meqenëse një fluturim ka shkaktuar vonesën e fluturimit të radhës duke pasur parasysh që është dashur të realizohet me të njëjtin. Prandaj lusim udhëtarët që për çdo detaj t’i drejtohen kompanisë ajrore në fjalë duke pasur parasysh gjithmonë respektimin e “të drejtave të udhëtarëve”. Ne ju kërkojmë ndjesë për këtë pakënaqësi të shkaktuar nga kompania ajrore dhe mbesim gjithmonë të përkushtuar që të gjitha fluturimet të operohen me sigurime me të lartë dhe në kohë”, ka thënë Gara.