Tollovi në Aeroportin “Adem Jashari”, anulohen disa fluturime

Në orët e pasditës të së premtes është krijuar një tollovi e madhe në Aeroportin Ndërkombëtar në Prishtinë “Adem Jashari”.

Në bazë të disa pamjeve shihen qindra persona të mbledhur para aeroportit “Adem Jashari”.

Kjo tollovi mësohet se u krijua për shkak të anulimit të disa fluturimeve. Po ashtu disa prej tyre që kanë qenë të planifikuara për fluturim janë shtyrë për më vonë.

Ndryshe, ditë më parë, një gjë e tillë ka ndodhur në aeroport. Fluturimet të cilat ishin planifikuar të realizoheshin në ora 2:00  të mesnatës drejt Holandës ishin shtyre për në ora 4:00 por udhëtarët u detyruan përsëri të ktheheshin në shtëpi pas lajmërimit se do të udhëtojnë pas një dite./IndeksOnline/