Tollovi dhe pritje për lajmërimin e përfituesve të skemave sociale, Ministria e Financave del me njoftim

Ministria e Financave njofton për lirimin e të gjithë përfituesve të skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt, në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit.

Edhe pse kjo u parapa me masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, qytetarë të shumtë janë parë sot teksa prisnin në rend për t’u paraqitur për evidentim.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë sot vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim. Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.

Ky vendim është i vlefshëm deri në vendimin e radhës, dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet dhe/ose vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftim.