Kandidati për deputet nga Aleanca, Arbër Tolaj, ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke theksuar se mirëqenia e tyre duhet të jetë prioritet i institucioneve.

Tolaj ka deklaruar se gëzimi i fëmijëve është pasqyra e shtetit dhe se ata përfaqësojnë të ardhmen më të çmueshme të Kosovës.
Shkrimi i tij:
Gëzimi i fëmijëve është pasqyra e shtetit tonë. Ata janë e ardhmja jonë më e çmueshme.
Në këtë 1 Qershor, duhet të pranojmë se përkrahja institucionale mungon, nga kushtet në shkolla e çerdhe e deri te fëmijët me nevoja të veçanta.
Ne do të ofrojmë hapësira moderne për edukim, sport dhe rekreacion në çdo komunë.
Përkrahje absolute dhe gjithëpërfshirje për fëmijët me nevoja të veçanta.
Gëzuar 1 Qershorin!
128✅️ 1✅️ 11✅️ 5✅️
#DrArberTolaj5 #AAK128 #SiguriEnergjiZhvillim







