Tolaj: Naser Ramadani e mbronte presidentin Thaçi të mos infektohej nga ndonjë gazetarë

Infektologu Ilir Tolaj ka kritikuar ashpër qëndrimin e kreut të IKShPK-së, Naser Ramadanit duke e quajtur jo profesionist dhe që po vazhdon të ndjek interesat e tij individuale e jo të institutit që ai drejton.

Madje, Tolaj ia ka kujtuar Ramadanit edhe kohën kur ai po e mbronte ish- presidentin Hashim Thaçi që të mos infektohet nga gazetarët në një konferencë për media.

“nuk është rasti i vetëm ku një institucion i tërë është në shërbim të një individi. Drejtori Naser Ramadani, nuk është hera e parë që veprimet e veta i bën për qëllime të veta personale”.

“Ju kujtohet me çfarë përkushtimi dilte Naser Ramadani para gazetarëve për ta mbrojtur presidentin e at hershëm Hashim Thaçin nga ndonjë gazetar i infektuar”, tha Tolaj.

Këto komente, Tolaj i bëri pasi që IKShKP ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, ide kjo e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mars të vitit 2020, në një konferencë për media pas një takimi me presidentin Hashim Thaçi, Ramadani u ka bërë thirrje gazetarëve që atij mund t’i afrohen, por jo edhe presidentit për shkak të rrezikut për koronavirus.