Tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një 90-vjeçar, por rasti ende nuk është zyrtarizuar nga ministria e Shëndetësisë.

Është gazetari Erjon Skëndaj ai i cili zbardhi detaje të reja nga Spitali Infektiv i QSUT, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus.

Në një lidhje live për News24 nga Infektivi, gazetari Skëndaj deklaroi se një trup i pajetë sapo është transportuar nga ky spital drejt morgut.

Personi që ka ndërruar jetë është një 90-vjear i prekur me koronavirus, ndërsa lajmi nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani, në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga koronavirusi dhe 377 të infektuar.