Një 26 vjeçar sot është mbytur në detin e Durrësit, derisa Policia ende është duke e hetuar rastin.
Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Kujtojmë që në Durrës është mbytur gjatë ditës së sotme edhe një grua e moshë 60 vjeçare.







