Njofton PD

Tjeter padi penale për Edi Ramën

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të padisin në prokurori kryeministrin Edi Rama.

Në orën 11:00 kryetaret e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili do të jenë tek Prokuroria e Tiranës për të bërë publik padinë penale kundër Edi Ramës.

“Miremengjes! Ne oren 11.00 kryetaret e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili do te jene tek Prokuroria e Tiranes per te bere publik nje padi penale kunder Edi Rames”, njofton PD.

Më shumë detaje do të zbulohen nga Spaho dhe Vasili në një deklarim për mediat pas dorëzimit të padisë