Tjetër aksident tragjik në Serbi. Numri i përgjithshëm i të vdekur për një ditë arrin në 11

Katër persona kanë vdekur, kurse dy të tjerë janë lënduar sonte në një aksident në Serbi ku janë përfshirë katër vetura.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në dalje të Svilajncit në drejtim të Despotovcit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 në rrugën rajonale.

Në aksident janë përfshirë kamioni, kamioneta dhe dy vetura të udhëtarëve, transmeton ballkani.info.

MUP-i serb ka njoftuar se në aksident janë lënduar dy persona.

Sipas mediave serbe, jetën e kanë humbur shoferi i Zastavës 128 dhe tre punëtorë të ndërtimtarisë që gjendeshin në kamionin TAM.

Të kujtojmë se sot në dy aksidente zinxhirore në Serbi, respektivisht në autostradën Beogradi-Nish, në mëngjes rreth orës 7 jetën e kanë humbur 7 persona.

Sipas policisë serbe, në vendin e ngjares lehtë dhe rëndë janë lënduar 35 deri në 40 persona, kurse janë shkatërruar rreth 40 automjete. /Ballkani.info/