Tjetër aksident në aksin Korçë – Pogradec, një person i plagosur rëndë

Ditën e djeshme dy të moshuar u aksidentuan në rrugën Korçë – Pogradec, ndërsa sot një tjetër ngjarje ka ndodhur në këtë segment.

Bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi” Fiordi Miminllari ka marrë para një 75 vjeçar, i cili ishte në këmbë në anë të rrugës.

I moshuari është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal të Pogradecit, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.