Titujt e gazetave serbe: Flamuri i Kosovës në Paris dhe Kadri Veseli me ushtri godet Serbinë (FOTO)

Si çdo ditë tjetër, mediat serbe janë të mbushura përplot me lajme që shpërfaqin urrejtjen nga Kosovë dhe shqiptarëve.

Edhe në numrat e nesërm (e diel) të gazetave kryesore serbe, Kosova zë vend të madhe në ballina dhe në përmbajtje.

Vendosja e flamurit të Kosovës përkrah flamujve të shteteve fituese të Luftës së Parë Botërore, në katedralen Notre Dame në Paris, vazhdon të jetë lajm kryesor në Serbi.

“Kosova në mesin e fituesve të Luftës së Madhe?”, është titulli i gazetës “Vecernje Novosti”. Kjo gazetë “befasohet” se si flamuri ynë është vendosur aty, shkruan Ballkani.info.

“Skandal në katedralen parisiene Notre Dame”, është mbititulli i shkrimit, ndërda më poshtë thuhet se ngjarjen e kanë organizuar autoritetet kishtare.

E gazeta tjetër serbe “Alo” shkruan për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

“Veseli me ushtri godet Serbinë”, është titulli i shkrimit për Veselin, ndërsa mbititulli është fyes “sorrat ia kanë pi trunin”.

Shkrimi ka të bëjë me intervistën e Veselit për gazetën kroate “Vecernji List” ku ai thotë se Ushtria e Kosovës do të bëhet dhe se kthim pas nuk ka.

Kjo gazetë po ashtu të dielën e boton edhe një intervistë me të ashtuquajturin shef i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. “Shqiptarët e kanë shkelut secilën marrëveshje”, thotë Gjuriq. /Ballkani.info/