Tite e vlerëson rëndësinë që Neymar ka për Brazilin

Përzgjedhësi i Brazilit, Tite ka thënë se dhënia e shiritit të kapitenit yllit të Paris Saint Germaninit, Neymarit i ka ndihmuar atij të rritet si futbollist.

Tite aplikoi rotacion sa i përket kapitenëve në Kampionatin Botër, derisa në secilën ndeshje ndryshonte fubollisti me fashën në krahë, kompeticion gjatë të cilit Neymar u kritikua shumë për simulimet e tij.

Sidoqoftë sipas Tites, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit po përshtatet dhe përmirësohet në rolin e liderit te Brazili.

“Shiriti i kapitenit nuk është çmim, por është përgjegjësi. Unë kam dashur që Neymar të jetë më i hapur me mediat. Jam i lumtur se si kanë shkuar gjërat. Në dhomat e zhveshjes ai është karakter i rëndësishëm ndërsa në fushë lider. Kur je kapiten është e rëndësishme mënyra si e projekton veten, dhe deri më tani besoj se ka qenë e suksesshme”, deklaroi Tite.

57 vjeçari konfirmoi se Firmino do të startojë para Gabriel Jesusit në sfidën e sontme miqësore me Kamerunin, ndërsa shtoi se sulmuesi i Liverpoolit duhet të njoftohet më shumë me bashkëlojtarët e tij para “Copa Americas” që zhvillohet verën e ardhshme pikërisht në Brazil.