Tite: Brazili e meritoi fitoren ndaj Argjentinës

Tite ka insistuar se Brazili ishte më i mirë se Argjentina në fitoren e koleksionuar mbrëmë në minutat e fundit.

Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda e bëri dallimin në takimin miqësor mes kombëtareve amerikano latine, ndërsa selektori i brazilianëve është ndarë i kënaqur me paraqitjen e 5 herë kampionëve të Botës.

“Argjentina krijoi mundësi për të shënuar dhe provoi të fitojë por ne ishim më të mirë dhe paraqitja e skuadrës u shpërblye me golin e Mirandas. Goli i tij mund të vinte edhe më herët por ja që erdhi në fund. Ekipi ishte i koncentruar, goditja nga këndi erdhi si rezultat i volumit të lojës tonë”, nënvizoi Tite.