Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kombinat ku nënë e bijë janë gjetur të pajetë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ato janë vetëflijuar.

Ngjarja ka ndodhur prapa ish Mapos në Kombinat, Tiranë.

Raportimi i policisë:

Një ngjarje tragjike është shënuar pak më parë në Tiranë ku nëna dhe vajza janë gjetur të pa jeta në banesë, teksa vajza tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë bën me dije policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .