Sipas inxhinierit qëndrimi në këtë pallat rrezikon seriozisht jetën e banorëve, ndaj këta të fundit duhet t`i lënë sa më shpejtë shtëpitë.
“Si është lejuar të banohen njerëz për një javë kur ky objekt është qartësisht i pabanueshëm”, thotë Meçe.
Pavarësisht se u rrezikohet jeta, disa prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda banesave thuajse të rrënuara.
“Kam qëndruar kujdestar në gatishmëri”.
36 familje tashmë mbeten mes katër rrugëve. E kanë të vështirë të braktisin shtëpinë ku kanë investuar dhe jetuar, ndaj e vetmja kërkesë që artikulojnë mes lotëve është strehimi.
“Para kokës shtëpia nuk është asgjë por ku të ikim. Na jepni garanci që të paktën të na paguajnë qiranë.







