Shqipëri

Tiranë! Gjendet një bombë 500 kg që i përket Luftës së II Botërore

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe është zhvendosur në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit”, ka shkruar ajo.