Tiranë, dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën më pas edhe veten

Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone.

Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Mësohet se viktimat janë identifikuar si Bujar Mata, 63 vjeç dhe gruaja e tij Valentina Mata, 52-vjeç. Ndërkohë që dhëndri është shtetasi Majlind Lala.

“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën ‘Kristaq Mone’ janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Ngjarja dyshohet se ka ndodh për shkak të konfliktit të autorit (dhëndrit) me vajzën e çiftit Mataj, çifti prej 3 muajsh jetonte në Suedi.

dhe kishin një fëmijë.

Mbeten ende të paqarta , po merren në pyetje familjarët./Top Chanel/