Tiranë: BMW-ja përplaset me makinën e policisë, 4 të lënduar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë urës së Vasil Shantos në Tiranë, ku një BMW është përplasur me makinën e policisë.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët.

Drejtuesve u është bërë testi i alkoolit dhe rezultoi se nuk kanë konsumuar pije alkoolike. /abcnews