Policia e Tiranës

Tiranë: Arrestohet një burrë, lyen me lëndë djegëse veten dhe bashkëshorten

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka lyer me lëndë djegëse veten dhe bashkëshorten.

Bëhet me dije se i arrestuari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka kryer aktin e paprecedentë .

Më pas ai është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese, ku dhe është ndaluar nga efektivët e policisë, shkruan Euronews.al.

Gjatë kontrollit atij i është gjetur në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.