Tirana pret Crvena Zvezda/ Masa sigurie në Air Albania dhe rreth stadiumit

Ivani i tmerrshëm siç njihet në Serbi shkaktoi jo pak trazira në stadiumin ku u luajt Serbi Shqipëri. Ai është një tifoz i madh i Cervenes por nuk do të ketë mundësinë të jetë i pranishëm për të mbedhtetur skuadrën e tij të zemrës në Air Albania në momentin që mesjavën e ardhshme këta të fundit do të përballën me Tiranën.

Kjo për shkak se koronavirusi ekziston dhe prej muajsh stadiumet janë të boshatisura, megjithatë kjo nuk do të thot që nuk do ketë asnjë tifoz pasi të dyja klubet si Tirana edhe Cervena kanë të drejtën të afrojnë 10 të ftuar vip në stadium, veç stafeve përkatës të cilët do jenë të pajisur jo vetëm me badgen e nevojshme për këtë sfidë por edhe me dokumentin që e tregon se kanë realizuar tamponin e kanë rezultuar negativ.

Interesim i madh nuk ka munguar dhe nga mediat për të ndjekur në stadium live ndeshjen por për shkak të koronavirusit dhe rregullores se re të vendosur nuk lejon më shumë se 40 media në stadium cka do të thotë  se 20 do te jenë vendase dhe 20 media te huaja.

Klubi i Tiranes qe po organizon gjithcka në mënyrë perfekte per kete duel te rendësishëm do ti bëjë thirrje jo pak tifozeve që të kenë nje sjellje shembull jashtë stadiumit në mënyrë që gjerat te shkojne mire per ekipin e tyre dhe te shmangin cdo incident te mundshëm qe do ishte i panevojshëm.

Mbrojtja per klubin e Cervena Zvezdes do te jete e madhe qe ne momentin qe ata do te zbresin ne aeroportin e Rinasit do te shoqerohen nga forcat policore e njejta gje do te ndodh edhe ne hotel, seancen e fundit stevitore me pas ne ndeshje e veri kur te nisen perderi drejt Serbise.