Time Kadrijaj: Projektbuxheti i vitit 2022 kryekëput në bazë të interesave politike

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj projektbuxhetin për vitin 2022 e ka konsideruar si buxhet të përgatitur në bazë të interesave politike të partisë në pushtet.

Ajo e ka quajtur tutje këtë buxhet vetëm farsë dhe mashtrim, duke ulur investimet në shëndetësi dhe arsim e duke rritur investimet në asfalt.

“Ky buxhet i paraqitur sot para këtij Kuvendi do të duhej të ishte buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët duke e ditur që vendi ynë po hynë në vitin e dytë me pandeminë ky buxhet do të duhej t’i dedikohej plotësisht mirëqenies dhe fuqizimi ekonomik të qytetarëve tanë. Buxheti të cilin ju sot po e paraqitni para këtij Kuvendi është kryekëput buxhet i përgatitur në bazë të interesave politike të partisë në pushtet, ky buxhet është diskriminues për një pjesë të madhe të qytetarëve dhe si i tillë veç i qytetarëve dhe për ta nuk është“, tha ajo.