Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka reaguar Vjosa Osmanit me anë të një shkrimi në Facebook.Reagimi ka ardhur pasi Osmani nuk i ka dhënë rëndësi UÇK-së në fjalimin e saj për Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Kadrijaj ka thënë se Osmani duhet të kërkojë falje që nuk e përmendi asnjëherë UÇK-në.
“E nderuara Kryetare e Kuvendit, Nëse e ke bërë pa qëllim kërko falje që nuk përmende asnjëhere, të paktën njëhere Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pranoje se gabove. Ndoshta ke harruar se me mijëra ushtare e ushtar ishim ne luftë per çlirim, për ta dhënë ty mundësine të flasësh sot në atë kuvend por jo për ti injoruar”, ka shkruar ajo në Facebook.







