Time Kadrijaj, Glauk Konjufcës: A të larguan apo ike vet nga SHIK-u?

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dje ka deklaruar se VV-ja nuk do të bënte koalicion me AAK-në.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka kujtuar Konjufcës kohën kur ai ka qenë pjesë e AAK-së, transmeton Ballkani.info

Kadrijaj i ka përmendur Konjufcës edhe kohën kur ishte debatuar nëse ka qenë pjesë e SHIK-ut, duke thënë se nuk ka mundur ta kuptojë nëse Glaukun e kanë larguar nga SHIK-u apo është larguar vet.

“Për AAK-në nuk po flas sepse flasin të tjerët për periudhën e tij në Aleancë”, ka shkruar në fund Kadrijaj. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

loading…