Time Kadrijaj: A e dini se çka na kishi bo ju me pas qenë në opozitë, pse po heshtni dhe po mundoheni me mbyllë këtë skandal

Deputetja nga AAK’ja, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër për skandalin me Martin Bershajn në seancën në kuvend, duke përmendur se si anëtare e komisionit të jashtme, thotë se nuk ka qenë në dijeni se a janë verifikuar këta ambasador, përcjell Periskopi.

Znj.Kadrijaj pyet në kuvend se pse “me kaq patjetër paska pasur me u bo ambasadori.”

Po foli këtu edhe në cilësinë e anëtares së komisionit të jashtëm, ne deri sot nuk e kemi ditur se a janë verifikuar këta ambasador nga AKI. Unë nuk di çfarë integriteti ka ambasadori.. Nuk di pse me kaq patjetër paska pasur me u bo ambasadori. Pse po heshtni dhe po mundoheni me mbyllë këtë skandal, që e dëmton imazhin e Kosovës, ju lutem preni gjërat.”, tha Kadrijaj