Deputetja e AAK-së, Time Kadrija, në fjalimin e saj në Kuvend ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se i ka harruar aktivistët që i ka përdorur në aksione sa ishte në opozitë.

Në fund të fjalimit të saj deputetja Kadrija ka përmendur edhe rastin e Astrit Deharit, me ç’rast i ka lënë tek ulësja kryeministrit Albin Kurti foton e të ndjerit.

Në foton e publikuar nga deputetja Kadrija shihet i ndjeri Astrit Dehari në foto ku vite më parë kishte bërë thirrje për bojkot të produkteve të Serbisë.