Tim Judah: Merkel i ka dhënë fund idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan

Analisti politik i The Economist, Tim Judah, ka dhënë një intervistë për mediumin serb N1, ku ka folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se në këtë pjesë të Evropës bashkëpunimi ndër rajonal është një problem që pëson ngritje dhe rënie.

Ndër të tjera Judah ka folur edhe për idetë për ndryshim të kufijve që sipas tij me Samitin e Berlinit të mbajtur më 29 prill kanë marrë fund.

“Mendoj se në Berlin ka diçka që është arritur dhe ajo është se Angela Merkel i ka dhënë fund idesë së ndryshimit të kufijve”, është shprehur ai.

“Vuçiq ndoshta mund të shihet në disponim jo të mirë dhe këtë e ka manifestuar në Tiranë duke thënë se ‘plani im ka dështuar’ dhe dëgjohen edhe njerëzit tjetër duke thënë se puna e ndryshimit të kufijve nuk është në rend të ditës”.

“Mendoj se takimi në Berlin nuk ishte gabim. Siç po duket kur ke udhëheqje nga jashtë ndihmohesh”.