Tifozja ruse merr vëmendjen në tribunat e Evropianit – komentohet si një ndër shikueset më atraktive të këtij kampionati

Kampionati Evropian 2020 luhet në 11 qytete të ndryshme dhe dhjetë vende.

Numri i tifozëve në tribuna dhe atmosfera janë të kushtëzuara nga situata epidemiologjike në secilin prej këtyre vendeve, por publiku pajtohet që futbolli është shumë më i shikueshëm kur stadiumi nuk është bosh.

Turnetë e mëdhenj, përveç shfaqjeve të tifozëve, kanë qenë gjithmonë një platformë e shkëlqyeshme për tifozet tërheqëse femra, imazhet e të cilave shpërndahen çmendurisht në rrjetet sociale.

anessa Mariposa, një tifoze tërheqëse ruse, spikati veçanërisht sivjet.

Vanessa ishte në tribunat e ‘Krestovsky Stadium’ në Shën Petersburg, ku shikoi ekipin e saj kombëtar duke mposhtur Finlandën. Tifozët e shpallën atë “më të mirën që Rusia ka në këtë turne” në rrjetet sociale.

Kjo influencuese dhe modele u tha mediave lokale se ajo gjithmonë ndjek ekipin kombëtar, dhe kjo është gara e saj e parë e madhe.

Ajo thotë se shpreson se do ta ndjekë Rusinë deri në finale.